Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, mori pjesë në darkën Gala të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Mal të Zi (AmCham).
Përgjatë fjalimit Gjeloshaj theksoi se duhet të ndryshojë modeli ekonomik, por edhe ne, edhe qasja ndaj punës. Në këtë drejtim, Dhoma Amerikane ka mbështetjen e plotë të Qeverisë së Malit të Zi.
Ai theksoi se në këtë shohin rolin e madh të Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila u formua me qëllimin themelor për të përmirësuar biznesin në Mal të Zi, për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe për ta bërë Malin e Zi më konkurrues dhe më prosperues, si dhe për të na ndihmuar në rrugën drejt BE-së.
Në fund zëvendëskryeministri Gjeloshaj tha se me AmCham ndajnë të njëjtin vizion dhe mision dhe se synimet e përcaktuara duhet të realizohen, e këtë mund ta bëjmë vetëm nëse punojmë së bashku.