TËRMET 6.4 RIHTER NË KALIFORNI

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ka shkundur brigjet veriore të Kalifornisë duke shembur shtëpi dhe rrugë, duke dëtuar linjat e energjisë e duke lënë me mijëra banorë pa ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Të paktën 12 persona janë lënduar ndërsa dy të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit. Tërmeti i fuqishëm u shoqërua edhe nga rreth 80 pas tërmete, me epiqendër 350 km në veri të kontesë Humboldt të san franciskos, një zonë kryesisht rurale. Guvernatori i kalifornisë, Gavin Neësom shpalli gjendjen e emergjencës në zonë për të mbështetur reagimin e skuadrave të emergjencave. Rajoni në fakt është i mësuar me aktivitete relativisht të shpeshta sizmike edhe pse tërmeti më i fundit duket se ka shkaktuar më shumë dëme se të tjerët, vitet e fundit. Si pasojë e tërmetit, disa ndërtesa u shembën. Po ahstu janë dëmtuar dhjetëra shtëpi që u shpallën më pas të pabanueshme nga zyrtarët. Shërbimi i furnizimit me ujë është ndërprerë për shumë banorë ndërkohë që rreth 79 mijë shtëpi dhe biznese ishin pa energji elektrike. Shërbimet e zjarrfikëses kanë marrë të paktën 70 telefonata për ndihmë pas tërmetit. Sistemi i paralajmërimit të tërmeteve në kaliforni i kishte dërguar një mesazh elektronik në celular rreth 3 milionë banorëve në kaliforninë e veriut, 10 sekonda para tërmetit. Ndërsa tërmetet janë rutinë në kaliforni, dridhjet me magnitudë 6.4 janë jo të zakonta dhe potencialisht të rrezikshme. Tërmeti i fundit u regjistrua në një zonë aktive sizmike, ku disa pllaka tektonike bashkohen në fund të detit. Tërmeti i të martës u ndje deri në zonën e gjirit të san franciskos dhe pastërmeti më i fuqishëm i regjistruar ishte i magnitudës 4.6.

SHARE