PROMOVOHET LIBRI „KRITIKA E ETIKËS GLOBALE“ NGA DRITAN ABAZOVIQ

Pas promovimeve në Universitetin Columbia në SHBA dhe LUMSA në Itali, mbrëmë në Sallën e Madhe të Qendrës së Muzikës së Malit të Zi, u bë promovimi i librit të Dritan Abazoviqit “Kritika e etikës globale”, botim i shtëpisë botuese “Libër i ri – Nova knjiga”. Në promovim morën pjesë një numër i madh vizitorësh, duke përfshirë një numër të madh zyrtarësh, ministrash, kryetarë komunash, liderë fetarë dhe përfaqësues diplomatikë. Në promovim nga panelistët u dëgjua se “libri është shumë cilësor”, dhe se është e rrallë që “autori i një libri për etikën është edhe zyrtarë shtetërorë”. Dritan Abazoviq në këtë libër trajton problemin e politikës dhe etikës dhe në mënyrë të detajuar përmes kontekstit historik analizon tema aktuale komplekse që përfshijnë disiplina të ndryshme shkencore si: historia e ideve politike, filozofia politike, sociologjia, etika, teologjia etj.

SHARE