Edhe në situatën e këtillë mund t’ju ndihmojë soda e bikarbonatit.
Sado që të jenë të kujdesshme, secilës amvisë së paku një herë i ka ndodhur që t’i jetë shkrumbuar ushqimi.
Mbetjen në enë të shtresave të shkrumbuara të ushqimit duhet t’i pastroni duke i fërkuar derisa t’ju lodhen goxha shumë duart.
Mirëpo, ekziston zgjidhje shumë e thjeshtë për enët me shkrumb dhe yndyrë! – transmeton Telegrafi.
Edhe në situatën e këtillë mund t’ju ndihmojë soda e bikarbonatit, mirëpo nëse e kombinoni me hidrogjen.
E gjitha që duhet të bëni është që në enë të qitni rreth 50 g pluhur sodë bikarbonati dhe të shtoni hidrogjen derisa të përftoni masën ngjashëm me pastën.
Masën e përftuar qiteni në njollat e shkrumbit në enë, lërini të qëndrojnë një minutë, dhe pastaj me sfungjer “zhvishni” gjithë shtresat.