Situata politike në Mal të Zi ishte objekt i një dialogu të rregullt politik joformal ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për çështjen e zgjerimit të BE-së. Ministria e Punëve të Jashtme sllovene ka publikuar në faqen e saj zyrtare informacione për mbajtjen e këtyre konsultimeve. Temë ishte, siç theksohet, seksioni i fundit i ngjarjeve lidhur me negociatat e anëtarësimit.”Delegacionet e BE-së dhe SHBA-së shkëmbyen mendime mbi progresin e vendeve kandidate në procesin e zgjerimit, si dhe situatën politike në Turqi, Mal të Zi dhe Serbi. Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke rikonfirmuar interesin për bashkëpunim të mëtejshëm. Drejtori politik Jernej Miller, duke prezantuar Slloveninë si kryesuese aktuale të Këshillit të BE-së, theksoi vlerën strategjike të zgjerimit në sigurimin e stabilitetit në rajon dhe në të gjithë BE-në dhe gjeti kohë për të prezantuar rezultatet e presidencës sllovene në këtë çështje”, thuhet në deklaratë. Mes pjesëmarrësve ishin përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).