MALI I ZI NGA NESËR DO TË JETË PJESË E CERTIFIKATËS SË BE-së PËR COVID

Komisioni Evropian ka miratuar një vendim për njohjen e certifikatave COVID 19 të lëshuara nga Mali i Zi, të cilat do të pranohen me të njëjtat kushte si certifikatat dixhitale të Covid në vendet e BE-së. Përveç Malit të Zi, certifikatat dixhitale të Covid-it njihen edhe për Tajvanin, Tunizinë, Tajlandën dhe Uruguain. Komisioneri i Drejtësisë Didier Reynders tha se ky vit ishte një sukses kur bëhet fjalë për prezantimin e certifikatës dixhitale të BE-së për COVID: “Gjashtëdhjetë vende dhe territore në pesë kontinente tani janë të lidhura me sistemin tonë. Ne e pamë nevojën dhe vlerën e shtuar të një certifikate të tillë për udhëtim të sigurt, gjithashtu me variantet e COVID-19, do të vazhdojë të shërbejë në të ardhmen”, tha Reynders. Në të njëjtën kohë, Mali i Zi dhe vendet e tjera të listuara kanë rënë dakord të pranojnë certifikatën dixhitale të BE-së të COVID për qytetarët e BE-së. Ky vendim i Komisionit do të hyjë në fuqi nesër.

SHARE