BRENDA QEVERISË DO TË FORMOHET EKIPI DIXHITAL

Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias, Tamara Srzentiq, beson se për transformimin dixhital, pra ndryshimet në atë botë, do të ishte e nevojshme të fillohet nga brenda. Në samitin dixhital online DigitalOn, të organizuar nga AMM, Srzentiq shtoi se Qeveria dëshiron të jetë e arritshme për qytetarët dhe të jetë në krah të tyre, në mënyrë që t’i ndihmojë ata. Pjesëmarrësit e Samitit paten mundësi të dërgojnë prezantime të zgjidhjeve të biznesit që përfitojnë nga dixhitalizimi në të dy ditët. Srzentiq gjithashtu prezantoi përvojat e transformimit dixhital gjatë pandemisë së virusit corona, të cilat kanë të bëjnë me platformat e ndihmës për kujdesin ndaj fëmijëve, shërbimet e kujdesit ditor për fëmijët, kopshtet private dhe platformat që informojnë qytetarët përmes telefonave celularë nëse ata ishin potencialisht të ekspozuar ndaj virusit dhe informacionet dhe lajmet më të rëndësishme gjatë pandemisë. Ajo njoftoi formimin e një ekipi dixhital brenda Qeverisë, si dhe platforma të reja për të cilat do të punohet në periudhën e ardhshme. “Ne nuk jemi vetëm në atë. Ne kemi mbështetjen e plotë të udhëheqësve me famë botërore të cilët kanë reformuar Qeveritë dhe shërbimet dixhitale, të cilët janë me ne dhe të gatshëm të na ndihmojnë në këtë proces. Disa prej tyre, të tilla si Mickey Dickerson, ish-drejtori i teknologjisë dhe shërbimeve dixhitale të Obamës, do të shkoj në Mal të Zi në fillim të vitit të ardhshëm,” përfundoi ajo.

SHARE