Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
„Nga sot, Mali i Zi është pjesë e SEPA-s. Dhe ky është një hap i vogël por domethënës për Malin e Zi, sidomos kur kujtojmë vështirësitë e shumta që kemi pasur,“ tha në konferencën për shtyp kryeministri Millojko Spajiq.
“Ne kërkojmë dhe insistojmë që ky proces të bëhet sa më shpejt. Ne jemi të parët nga vendet kandidate që kalojmë këtë synim dhe të parët që jemi anëtarë të SEPA-s dhe jo anëtarë të Zonës Ekonomike Evropiane. Është vërtet një nder i madh”, tha Spajiq.
Ai tha se zbatimi do të fillojë më 15 prill dhe se kjo nuk varet nga ne por nga pala evropiane.