Foto: Pixabay
Këshilli i Investitorëve të Huaj prezantoi Librin e Bardhë për vitin 2024, ku vlerësimin më të mirë i dhanë sektorët e telekomunikacionit dhe bankave, ndërsa turizmi dhe tregtia shënuan rënie të indeksit.
Energjia mori një vlerësim mesatar, ndërsa sektori i transportit dhe logjistikës regjistroi një rritje të lehtë të indeksit, por vlerësimi është ende i ulët.
Indeksi i lehtësisë së të bërit biznes në vitin 2024 është 6,5 për qind dhe tregon një rritje të lehtë prej 0,1 pikësh krahasuar me një vit më parë. Kjo është rritja e parë pas dy viteve radhazi rënieje.
Siç tha Tamash Kamarashi, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Këshillit të Investimeve të Huaja, megjithëse rritja e indeksit është e butë, ajo tregon përparim në zgjidhjen e disa sfidave kryesore të biznesit.
“Kjo gjithashtu tregon se përpjekjet e përbashkëta, nga përmirësimi i politikave deri te forcimi i bashkëpunimit të sektorit publik dhe privat, mund të japin rezultate,” tha ai.
Arijana Nikoliq-Vuçiniq, drejtoreshë ekzekutive e Këshillit të Investitorëve të Huaj të Malit të Zi, thekson se për dy vite ka pasur rënie të indeksit me 0.3 pikë në vit.
“Pra, kjo rritje e lehtë në fakt tregon se situata është duke u përmirësuar, gjë që është një sinjal shumë pozitiv për vendimmarrësit”, tha ajo.
Ministri i Financave Novica Vukoviq gjatë prezantimit të Librit të Bardhë tha se qëllimi i Qeverisë është ta bëjë Malin e Zi më tërheqës për investitorët vendas dhe të huaj.
“Qëllimi ynë kryesor është krijimi i një Mali të Zi më të mirë dhe më të begatë, i cili do të arrihet përmes një partneriteti të fortë ndërmjet administratës publike dhe komunitetit të biznesit dhe që do të mundësojë një identifikim shumë më efikas të barrierave të biznesit dhe ndarje urgjente në drejtim të eliminimit të tyre. Detyra është qëta bëjmë Malin e Zi të dëshirueshëm për të jetuar, punuar dhe investuar”, përfundoi ai.