PROPOZOHET TRANSFORMIMI I AKADEMISË SË POLICISË NË NJË INSTITUCION TË ARSIMIT TË LARTË

Foto: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit / Ministarstvo prosvjete, nauke i inovacija

Shndërrimi i Akademisë së Policisë në institucion të arsimit të lartë dhe përmirësimi i programeve ekzistuese me mbështetjen e BKA ishte tema qendrore e delegacionit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara BKA nga Wiesbaden, i cili ishte në një vizitë treditore në Mal të Zi.

Ata u takuan me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë dhe Akademisë së Policisë.

“Gjatë ditës së fundit të vizitës u mbajt një mëngjes pune me ministren e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq, ministrin e Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, sekretarin e Shtetit në MPB, Peter Koprivica, dhe sekretarin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Marko Shlukiq”, thanë ata.

Siç shtuan ata, në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori gjerman në Mal të Zi, Peter Felten.

Në takime u ra dakord për një plan të detajuar të aktiviteteve që duhet të realizohen në periudhën në vijim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në fushën e sigurisë, dhe në bazë të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim në fushën e kulturës, arsimit, shkencës, rinisë dhe sportit, të cilën ministrja Jakshiq-Stojanoviq e nënshkroi në korrik të këtij viti me ministren e Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë, Katja Kojl.

SHARE