Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq në konferencën për shtyp ku prezantoi Platformën „Barometër 26“ tha se ambicia është që për dy vite të mbyllen 30 kapituj.
Sipas tij, është koha që procesi i negociatave mes Malit të Zi dhe BE-së të mbyllet deri në fund të vitit 2026.
“Ky është projekti më ambicioz që ka parë Mali i Zi dhe nënkupton një përpjekje të madhe nga të gjitha autoritetet dhe shoqëria. Të gjithë ata që do të jenë pjesë e Barometrit 26 do të mund të thonë se e sollën Malin e Zi në BE”, theksoi Spajiq dhe shtoi se kjo është një temë e karakterit mbikombëtar dhe të gjitha ndarjet duhet të lihen mënjanë.
Kjo ambicie, tha Spajiq, nënkupton mbylljen e 30 kapitujve në dy vite dhe deri më tani janë mbyllur vetëm tre.
“Ju i kuptoni përmasat e ambicies që nënkupton kjo Qeveri. Ne kemi nevojë për të gjithë parlamentarët, liderët, të gjithë liderët e shoqërisë që do të ndihmonin që procesin e regjistrimit ta biem deri në përfundim, në mënyrë korrekte dhe pajtuese, kështu që ne dëshirojmë që të gjithë të mund të festojnë në vitin 2028, kur hyrja e Malit të Zi në BE është një realitet i plotë“, tha Spajiq.
Kryeministri theksoi se qytetarët duan ta shohin Malin e Zi në BE.
“Para kësaj ai u takua me negociatorët për grupet dhe krerët e grupeve të punës negociatore, më pas u prezantua para publikut Platforma “Barometri 26” – që i referohet marrjes së një detyrimi të përbashkët për përfundimin e negociatave me BE deri në fund të vitit 2026”, njoftoi Qeveria.