GJELOSHAJ: KËNAQËSI TË SHOH MARRËVESHJEN E ARRITUR MES SPAJIQIT DHE ZHIVKOVIQIT

Është kënaqësi e madhe të shoh sot rezultatet e dialogut ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe opozitës, ku rezoluta e Parlamentit Evropian dhe rekomandimet e partnerëve tanë evropianë janë një angazhim strategjik për Qeverinë e Malit të Zi, tha sot lideri i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj.

Ai e përgëzoi kryeministrin Millojko Spajiq dhe kryetarin e PDS-së, Danijell Zhivkoviq për marrëveshjen e arritur dhe, siç tha ai, mesazhin e harmonisë dhe dialogut për qytetarët.

„Por edhe një mesazhi të qartë për partnerët tanë ndërkombëtarë, se elitat politike janë të gatshme për dialog dhe më në fund, janë të gatshme të punojnë në dialog në ditët në vijim për të kompletuar gjyqësorin dhe për të zhbllokuar rrugën evropiane të Malit të Zi”, përfundoi Gjeloshaj.

SHARE