GJEKA DHA DORËHEQJE NGA POSTI I DEPUTETIT

Deputeti i Aleancës Shqiptare Fatmir Gjeka ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Ai ka deklaruar se këtë vendim e ka marrë për shkak të papajtueshmërisë së funksioneve parlamentare dhe ministrore. 

“Ju njoftoj se për shkak të papajtueshmërisë së pozitës së deputetit me pozitën e ministrit, aktualisht po jap dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Malit të Zi. I falënderoj të gjithë për bashkëpunimin”, theksoi Gjeka. 

Të rikujtojmë se Gjeka ka mbajtur postin e ministrit të të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e 43-të të Malit të Zi. 

SHARE