SHPORTA E KONSUMIT 793.9 EURO, QYTETARËT MENDOJNË SE ËSHTË SHUMË MË TEPËR

Sipas të dhënave të Monstat, vlera e shportës minimale të konsumit për muajin tetor ishte 793,9 euro, që është 1,6 për qind më shumë se në shtator. “Nga vlera totale e shportës minimale të konsumit, shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike arritën në 373,1 euro, që është 1,7 për qind më shumë se në shtator”, thuhet në njoftim. Statisticienët thanë se shpenzimet për produkte dhe shërbime joushqimore arritën në 420,8 euro, që është 1,4 për qind më shumë se në shtator. Shporta e konsumit minimal i referohet konsumit familjar që përfshin produktet dhe shërbimet ushqimore dhe joushqimore, që mundëson ruajtjen e jetës dhe aftësive të punës të anëtarëve të familjes. Qytetarët besojnë se pas çdo blerjeje kuletat e tyre janë dukshëm më të holla dhe se u duhen shumë më tepër para për produktet bazë, veçanërisht ushqimet, se më parë.

SHARE