NGA 1 JANARI, ENERGJIA ELEKTRIKE MUND TË RRITE ME 6.5%

Energjia elektrike mund të jetë 6.48 për qind më e shtrenjtë nga 1 janari 2023 për amvisëritë me matje me dy tarifa, njofton Agjencia Rregullatore për Energji dhe Shërbime Komunale. Nëse miratohet një rritje e tillë e çmimit, siç njoftuan nga Agjencia, familjeve me konsum mesatar të energjisë elektrike do t’u rritet fatura për 1.73 euro. “Vendimet për përcaktimin e çmimeve për përdorimin e sistemit dhe tarifave për punën e operatorëve të tregut do të merren pas pjesës së hapur të seancës së Bordit REGAGEN, duke marrë parasysh informacionin dhe dokumentacionin e dorëzuar në vetë seancën e datës 29 nëntor. Prandaj, informacioni për sasinë e të ardhurave të kompanive të rregulluara si dhe ndikimi i tyre në tarifat për konsumatorët, të cilin aktualisht po i ndajmë me publikun, nuk është përfundimtar”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Rregullatore.

SHARE