QEVERIA E MALIT TË ZI APROVON LIGJIN PËR SIMBOLET KOMBËTARE

Mbas sulmeve të shumëta që shqiptarët kanë pasur ndaj flamurit shqiptar, ku rasti i fundit ishte gjobitja në Krajë, Qeveria e Malit të Zi aprovoi Ligjin për simbolet kombëtare të përgatitur nga Ministria e Pakicave të kryesuar nga përfaqësuesi i Shqiptarëve të Vendosur Mehmet Zenka. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Tuzit z. Nik Gjeloshaj tha: “Sot Qeveria e Malit të Zi aprovoi Ligjin të cilin e përcjelli në Parlament , që të jetë si pikë e rëndit të ditës në seancën e parë të Kuvendit, Ligjin të cilin e ka përgatitur Ministria e Pakicave e udhëhequr nga përfaqësuesi i Shqiptarëve të Vendosur Meto Zenka. Ky ligj parasheh që simboli kombëtar, simboli ynë nacional, të perdoret i lirshëm kudo që jetojnë shqiptarët, gjegjësisht atje ku shqiptarët janë 5% dhe më shumë të jetë obligativ që të përdoret dhe në qoftë se nuk perdoret, atëherë ato institucione që mos të perdorin, ato do të gjobiten.” Ndër të tjera Gjeloshaj theksoi se ky është një ligj i konceptuar mirë dhe është në favor të perdorimit të lirë të simbolit kombëtar njëkohësisht Qeveria ka aprovuar mendimin dhe vlerësimin e vet që Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë të konsistoj në Parlament në seancën e parë Ligjin me të cilin do të ndryshoj edhe normen ligjore me të cilën kemi pasur disa raste, në të cilën shqiptarët janë gjobitur për mbajtjen e këtij flamuri. “Ishte nevoj, ishte kërkesë, dhe më në fund të gjithë neve shqiptarëve, këtyre që janë nëpër subjekte politike, që merren me aktivitete politike na kanë sjellur në një situatë, jo të favorshme, por besojmë më në fund se në seancën e parë të Kuvendit kjo do të përfundohet dhe të jetë shqiponja e lirë ashtu siç është dhe ka qenë” tha Gjeloshaj. Gjeloshaj në fund theksoi se rëndësia kryesore e kësaj për të është se shqiptarët pa marrë parasysh se ka pasur gjobitje, shqiptarët e kanë perdorur flamurin shqiptar, përkundrejt kërcenimeve të organeve, dhe kjo është ajo më pozitive që mundet të thotë, se shqiptarët sa i perket flamurit shqiptar, pa marr parasysh se si mund dikush ti vlerësoj, ata duhet ta mbajnë dhe do të jetë ai simboli me të cilën krenohen.

SHARE