MILLATOVIQ: SUEDIA JEP MBËSHTETJE TË FORTË PËR ANËTARËSIMIN E MALIT TË ZI NË BE DERI NË 2028

Foto: predsjednik.me

Gjatë vizitës së tij historike të parë zyrtare në Suedi, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, u takua me kreun e Parlamentit suedez, Andreas Norlan, përfaqësues të partive suedeze dhe me ministren e jashtme Marija Stenergard.

Millatoviq theksoi dëshirën për thellim të bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Suedinë dhe vuri në dukje se Suedia, si anëtare e rëndësishme e BE-së me mbështetje të fortë publike për zgjerimin, është partner kyç për rrugën evropiane të Malit të Zi.

Ai ripërsëriti ambicien e vendit që të bëhet anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2028, duke theksuar se Mali i Zi ka hapur të gjitha kapitujt e negociatave, ka mbyllur deri tani shtatë dhe synon të mbyllë të paktën pesë të tjera brenda vitit.

Takimet nënvizuan gjithashtu përputhshmërinë e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Malit të Zi me principet evropiane, rolin e tij si aleat kredibil brenda NATO-s dhe faktin se anëtarësimi në BE është një detyrim i punës dhe reformave, jo një shpërblim.

Përfaqësuesit suedezë shprehën mbështetje të fortë për procesin e bërjes së anëtarësimit të bazuar në reforma dhe e vlerësuan progresin e Malit të Zi.

Millatoviq njoftoi gjithashtu në rrjetin social X se u dakorduan të ndërmarrin hapa konkretë, përfshirë përgatitjen e një Marrëveshjeje të Anëtarësimit, për t’i dërguar një mesazh të qartë se politika e zgjerimit është aktive dhe se përpjekjet reformuese vlerësohen.

SHARE