Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheji thotë se ishte angazhimi i fortë i Shqipërisë në procesin e reformave për në BE që bëri që javën e kaluar të hapej grupi i parë i kapitujve të negociatave i quajtur “Thelbësoret”.
Në një postim në rrjetin X, Varheji thotë se BE i jep Shqipërisë gjithë mbështetjen për të përshpejtuar procesin e reformave të saj, në mënyrë që vendi të jetë anëtar i unionit deri në fund të mandatit të ardhshëm.
Javën e kaluar u mbajt në Luksemburg konferenca e dytë ndërqeveritare që shënoi nisjen faktike të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Qeveria shqiptare ka vënë si synim bërjen pjesë të unionit brenda 2030.