Këshilli për të Drejtat e Fëmijëve i Qeverisë së Malit të Zi ka formuar sot një grup punues ndërsektorial, i cili është i ngarkuar për përgatitjen e një analize për dhunën dhe vandalizmin në shkolla brenda 15 ditëve, njoftoi Ministria e Sportit dhe Rinisë.
Siç thanë ata, Këshilli e ngarkoi grupin punues që të propozojë modalitete për luftimin e dhunës dhe vandalizmit në shkolla dhe t’i dorëzojë ato në Qeveri.
Kryetari i Këshillit, Dragosllav Shqekiq, përkujtoi se Strategjia për Realizimin e të Drejtave të Fëmijëve 2019-2023 në Mal të Zi miratuar nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2019.
“Rekomandimet e dhëna në këtë dokument janë të rëndësishme të merren parasysh gjatë hartimit të një Strategjie të re për realizimin e të drejtave të fëmijëve. Një rekomandim shumë i rëndësishëm i dhënë në këtë dokument ka të bëjë me forcimin e bashkëpunimit ndërmjet departamenteve që merren me të drejtat e fëmijëve në Këshillin për të Drejtat e Fëmijës”, tha Shqekiq.
Siç tha ai, shpreson që në të ardhmen të shkojë në atë drejtim.
“Duke marrë parasysh ngjarjet e fundit në të cilat fëmijët kanë qenë viktima të dhunës, si dhe faktin se shfaqja e dhunës në rrugët tona dhe në oborret e shkollave po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë, mendoj se duhet të përfshihen të gjitha institucionet kompetente për të marrur masat e nevojshme për të luftuar këtë fenomen”, tha ai.