NGA 1 JANARI PËR TË GJITHË PUNONJËSIT E ARSIMIT DO TË RRITET PAGA 15%

Pagat e punonjësve në arsim do të rriten për 15 për qind nga 1 janari 2023, me përpjekje për të vazhduar rritjen, me dinamikë të njëjtë apo të ngjashme, edhe gjatë vitit 2024 dhe 2025, njoftoi Ministria e Financave. “Duke marrë parasysh parashikimet e kontratës kolektive të degës për fushën e arsimit, pra parametrat makroekonomikë, inflacionin dhe limitet e shpenzimeve të sjella nga qeveria, kjo do të plotësonte kërkesat e mësimdhënësve për një rritje kumulative prej 45 për qind në tre vitet e ardhshme,” thuhet në njoftimin e Ministrisë. Sa i përket kërkesave të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes materiale të pedagogëve, të cilat janë paraqitur më herët nga Sindikata, ato do të diskutohen më vonë, duke pasur parasysh edhe mundësitë ligjore për zgjidhjen e tyre

SHARE