RRITJA E EKONOMISË 10.8%, MË E LARTA NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Ekonomia malazeze do të rimëkëmbet fuqishëm këtë vit me 10.8 përqind rritje, shkalla më e lartë e rritjes në Ballkanin Perëndimor, sipas një raporti të ri ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. Kulmi i fortë i sezonit veror u mbështet nga rikuperimi i të ardhurave nga turizmi, të cilat ndoshta do të arrijnë afër 75% të nivelit nga viti 2019, ndërkohë që vlerësimet e mëparshme ishin 55%. “Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia COVID-19 mbetet një burim pasigurie, por gjithashtu paraqet një mundësi për Malin e Zi që të sigurojë një shërim elastik, gjithëpërfshirës dhe të gjelbër pas pandemisë,” tha Christopher Sheldon, Drejtor i Bankës Botërore për Bosnjën e Hercegovinen dhe Malin e Zi.

SHARE