NESËR SHËNOHET DITA E ENERGJISË SË KOMUNËS SË TUZIT

Komuna e Tuzit për rrjetit social Facebook ka prezentuar agjendën me aktivitete të cilat do të realizohen në kuadër të Ditës së Energjisë e cila do të organizohet nesër, për projektin Adria_Alliance, IPA CBC Itali – Shqipëri – Mal i Zi. Ky aktivitet do të zhvillohet në sallën e Kuvendit të komunës së Tuzit, me fillim në ora 10:10 me regjistrimin e pjesëmarrësve, pastaj fjalen e rastit do ta ketë nënkryetari i komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, me temën “Komuna e Tuzit dhe marrëveshja e kryetarëve të komunave për klimën dhe energjinë”. Aktiviteti është i ndarë në dy pjesë, konkretisht do të zhvillohen dy panele diskutimi ku do të flasin ligjerues të ndryshëm në lidhje me energjinë. Në kuadër të këtij aktiviteti do të bëhet nisja e biçiklistëve nga parkingu i komunës së Tuzit, si dhe do të bëhet hapja e projektit Efikasiteti energjitik në sistemin e ngrohjës dhe ndriçimit në shkollën fillore “Mahmut Lekiq”.

SHARE