GALLIQ: NUK PO MENDOJMË PËR MBYLLJE, NUK KA MASA TË REJA

Masat aktuale epidemiologjike në Mal të Zi do të mbesin në fuqi edhe për dy javët e ardhshme, tha në konferencë për media drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, dr. Igor Galliq, dhe shtoi se nuk po mendojnë ta mbyllin Malin e Zi tani për tani. Galliq deklaroi se imunizimi çon në liberalizim shtesë të masave. “Tani ne nuk po mendojmë për mbylljen e Malit të Zi, por ne po monitorojmë situatën dhe masat do të rregullohen në përputhje me rrethanat.  Konkretisht, masat aktuale do të mbeten në fuqi për dy javët e ardhshme,” tha ai. Ai njoftoi se nga 1 gushti deri më 18 tetor 2021, 36,515 persona u infektuan në Mal të Zi, ndërsa 98.9 përqind u shëruan.

SHARE