ABAZOVIQ: NE KEMI BESIMIN E SHTETEVE TË BASHKUARA, NA PRESIN SURPRIZA POZITIVE

Pas takimit në Uashington, veçanërisht në Departamentin e Shtetit, por edhe në institucionet e tjera, aleanca mes Malit të Zi dhe SHBA-së vetëm është forcuar, tha zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq. Ai theksoi se i presin surpriza politike dhe ekonomike, të cilat do të jenë pozitive për Malin e Zi dhe qytetarët e tij. Në fjalimin e tij gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara, Abazoviq tha se forcat përparimtare kishin marrë mbështetje të hapur. “Na pret një rrugë reformash. Nuk ka kompromis me korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ne duam të shohim më shumë investime amerikane në Mal të Zi dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor,” tha ai. Ai shtou se ajo që i pret në periudhën e ardhshme janë surprizat. “Do të ketë surpriza politike dhe ekonomike, por në çdo rast pozitive për Malin e Zi dhe qytetarët e tij,” tha Abazoviq. Ai shtoi se pret që i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, të vizitojë së shpejti Malin e Zi dhe të konfirmojë një aleancë cilësore mes dy vendeve. Ministri i Punëve të Jashtme Gjorgje Radulloviq theksoi se Mali i Zi mori dy mesazhe të qarta në të gjitha takimet. “Një mesazh mbështetjeje për Qeverinë e Malit të Zi në përpjekjet e saj për të ruajtur rrugën Euro-Atlantike të Malit të Zi dhe për t’u bërë anëtarja e parë e ardhshme e BE-së, dhe për të gjitha ato forca përparimtare që janë në favor të kësaj,” tha ai.

SHARE