MBRONI NATYRËN, POR EDHE NEVOJËN QË USHTRIA E MALIT TË ZI TË USHTROJË

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se në Malin e Zi, kur bëhet fjalë për terrenin e stërvitjes në Sinjajevina, nevoja për mbrojtjen e natyrës duhet të pajtohet, por edhe nevoja që ushtria të ushtrojë. “Është e rëndësishme për të gjithë aleatët dhe të gjitha vendet, në mënyrë që ushtria e tyre t’i mbrojë ata,” tha Stoltenberg. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Mali i Zi do të marrë aparate për frymëmarrje dhe pajisje mbrojtëse nga Aleanca në luftën kundër koronavirusit. Siç tha ai, ndihma do të dërgohet në periudhën vijuese. “Është një provë e solidaritetit dhe mbështetjes së NATO-s për njëri-tjetrin. Nëse është e nevojshme, ne do të sigurojmë lloje të tjera të ndihmës, përveç aparateve të frymëmarrjes,” tha Stoltenberg.

SHARE