ERAKOVIQ : MË SË TEPËRMI TË HOSPITALIZUAR QË NGA FILLIMI I EPIDEMISË

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi aktualisht ka më së tepërmi pacientë të hospitalizuar që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit , ka deklaruar drejtori i Qendrës Klinike, Jevto Erakoviq , duke shtuar se kjo situatë fletë mjaftë se situata është tejet serioze. Ai në intervistën dhënë PR Qendrës ka theksuar se Qendra Klinike e Malit të Zi dhe i tërë sistemi shëndetësor me sukses mund tu përgjigjen të gjitha problemeve dhe sfidave të cilat situata epidemiologjike i bartë me vete. “Disa here u kemi bërë apel qytetarëve se nuk është nevoja që të testojmë se sa janë mundësitë përfundimtare të Qendrës Klinike dhe të sistemit shëndetësor, por me sjelljet tona të përgjegjshme të tregojmë se me sukses mund të ndihmojmë si sistemimit shëndetësor ashtu edhe vetes në zgjidhjen e këtij problem tejet të madh,” ka theksuar Erakoviq. Pandemia e koronavirusit ka treguar, se kanë pasur të drejtë kur kanë pohuar se Qendra Klinike mund tu përgjigjet sfidave të mëdha. Siç ka shtuar ai , dy vitet e fundit të punës të Qendrës Klinike kanë qenë më së të suksesshme. Ai po ashtu tha se gjatë dy viteve të kaluara në Qendrën Klinike të Malit të Zi janë investuar mbi 12 milion euro.

SHARE