MBËSHTETJE E PADISKUTUESHME NGA ALEATËT NË LUFTËN KUNDËR SFIDAVE DHE NDIKIMEVE NGA PALËT E TRETA

Mali i Zi ka mbështetjen e padiskutueshme të aleatëve të tij në luftën kundër sfidave dhe ndikimeve nga palët e treta, tha ministri i Jashtëm i Malit të Zi Ranko Krivokapiq. Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), Krivokapiq ka pasur takime në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministrat e Jashtëm të Kanadasë dhe Turqisë, Melanie Xholie dhe Mevlut Çavusoglu. Stoltenberg dhe Krivokapiq kanë shkëmbyer mendime për ngjarjet e fundit në Ballkanin Perëndimor, me referencë të veçantë për ngjarjet në Mal të Zi. “Vlerësimi i përbashkët është se sulmet e fundit kibernetike demonstrojnë gjithashtu rëndësinë e Malit të Zi në dritën e luftës në Ukrainë dhe synimet për të arritur qëllimet strategjike të kundërshtarëve të NATO-s përmes destabilizimit të saj,” thuhet në deklaratë. Gjatë bisedës me Xholie, theksi ishte në kërcënimet ndaj anëtarëve të NATO-s në Ballkan, si dhe në zonën më të gjerë të sigurisë me të cilën merret Kanadaja – Antarktiku dhe zona të tjera. “Kanadaja e kupton, përveç përgjegjësisë globale, rëndësinë e Ballkanit për rezistencën ndaj ndikimeve malinje të vendeve të treta, veçanërisht të Federatës Ruse”, u vlerësua gjatë bisedës. Në takimin me Çavuşoğlu u apostrofua miqësia mes dy ministrave që zgjat më shumë se një dekadë dhe u shpreh gatishmëria për vazhdimin e kontakteve dinamike politike përmes vizitave të ndërsjella. Čavušoglu dhe Krivokapiq diskutuan për situatën në Ballkan, me theks të veçantë për Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.

SHARE