Presidenti amerikan Joe Biden do të shpallë sot një ndihmë të re prej 2.9 miliardë dollarësh për të luftuar pasigurinë ushqimore në botë në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Fondet e reja i shtohen 6.9 miliardë dollarëve të zotuar tashmë nga Uashingtoni për të luftuar urinë në botë. Ato do të shpërndahet: 2 miliardë dollarë për ndërhyrje humanitare emergjente, 783 milionë dollarë për projekte zhvillimi afatgjata dhe 150 milionë dollarë për Programin Global të Sigurisë Bujqësore dhe Ushqimore, një platformë ndërkombëtare e nisur brenda G20 pas krizës së madhe ekonomike të 2008-ës.