SHBA LEHTËSON KUFIZIMET PËR UDHËTARËT E HUAJ

SHBA do të lehtësojë kufizimet për udhëtarët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Amerikës, duke filluar nga muaji nëntor. Presidenti Joe Biden dhe administrata e tij vendosën që të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt SHBA, duhet të jenë plotësisht të vaksinuar. Udhëtarët e huaj që duan të fluturojnë për në SHBA do të duhet të shfaqin dëshmi të vaksinimit në aeroport, si dhe prova të një testi negativ të COVID-19, të marrë brenda tre ditëve të fundit para fluturimit, njoftoi të hënën koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients. Presidenti Biden do të forcojë rregullat edhe për qytetarët amerikanë që nuk janë të vaksinuar dhe duan të kthehen në vend, ku duhet të paraqesin test negativ të COVID-19, të bërë një ditë para nisjes për në SHBA. Presidenti Biden vitin e kaluar ashpërsoi masat e udhëtimit për shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian, Kinës, Indisë dhe vendeve të tjera. Mirëpo me rregullat e reja, udhëtimet e shtetasve të huaj për në SHBA do të lejohen nga muaji nëntor.

SHARE