QKMZ APELON QË TË RESPEKTOHEN RREGULLAT E TRAFIKUT BRENDA INSTITUCIONIT

Foto: QKMZ / KCCG

Qendra Klinike e Malit të Zi  ka bërë thirrje për respektimin e rregullave të qarkullimit brenda rrethinës së institucionit, për të garantuar sigurinë e pacientëve, sidomos atyre më të rrezikuarve.

Në veçanti, u është bërë apel shoferëve që të mos zënë vendet e parkimit të rezervuara për persona me aftësi të kufizuara ose me vështirësi në lëvizje.

Nga Qendra Klinike e Malit të Zi kanë paralajmëruar se, nëse nuk përmirësohet situata dhe vazhdohet me shkeljen e rregullave të trafikut, do të detyrohen të zbatojnë masa më të rrepta.

Ata kanë theksuar rëndësinë që ka lëvizja e sigurt dhe efikase e automjeteve në hapësirën e institucionit për transportin e pacientëve dhe zhvillimin e procedurave mjekësore.

Menaxhmenti i Qendrës Klinike të Malit të Zi ka investuar gjatë vitit të kaluar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore brenda qendrës, por është vënë re mosrespektimi i sinjalistikës rrugore, gjë që rrezikon sigurinë dhe ndonjëherë edhe jetën e pacientëve.

SHARE