Tre persona humbën jetën dhe sulmuesi u plagos rëndë në një sulm të armatosur në një shkollë në Sanski Most të Bosnjë e Hercegovinës, transmeton Anadolu.
Një sulmues i armatosur shkoi në një shkollë në Sanski Most, Kantoni Una-Sana (USK) dhe qëlloi 3 persona në ndërtesë. Tre punonjësit e shkollës humbën jetën në vendngjarje.
Sulmuesi, i cili u konstatua se ishte punonjës i shkollës dhe më pas qëlloi veten, mbeti i plagosur rëndë.
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë së USK-së, Adnan Beganoviq tha se personi i armatosur erdhi në shkollë, vrau 3 persona me një armë automatike dhe më pas qëlloi veten.
Ai theksoi se sulmuesi ishte plagosur rëndë dhe u dërgua në spitalin e Banja Llukës dhe se mblodhën prova lidhur me incidentin.
Mediat lokale raportuan se autori i sulmit ishte i punësuar në shkollë ndërsa personat që ai vrau janë drejtori, sekretari dhe mësuesi i shkollës.