Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq ka caktuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Malit të Zi për datat 4 dhe 5 shtator, në rendin e ditës së cilës do të jetë rivotimi i ligjeve që dje u kthyen në Kuvend nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Millatoviq ka kthyer dje në Kuvend tri ligje për rivendim.
Bëhet fjalë për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Punë të Brendshme, Ligjin për ndryshimin e Ligjit të Përgjithshëm për Arsimin dhe Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Energjinë.
Qeveria më pas i referoi ligjet e lartpërmendura në Parlamentin e Malit të Zi për një rivendim.