SUKUBINË: PËRFUNDOHEN PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SHKOLLËS

Shkolla e re në Sukubinë në komunën e Ulqinit me vlerë 340.000 euro dhe kapacitet për rreth 80 fëmijë, do të hap dyert e veta këtë vit shkollor, ndërsa nxënësit dhe mësuesit nga kjo zonë do të mund të krijojnë në kushte bashkëkohore dhe ambient të këndshëm, thanë ministri i arsimit Dr. Damir Shehoviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, të cilët të enjten vizituan këtë shkollë.

Shkolla u ndërtua në vendin në të cilin gjendej shkolla e vjetër në Sukubinë, e siç tha ministri Shehoviq, mjetet financiare u siguruan nga: Ministria e Arsimit dhe Komuna e Ulqinit, të cilët investuan nga 120.000 euro, si dhe diaspora në SHBA nga Ulqini e cila investoi 100.000 euro.

SHARE