XHURRETA: DIVERSITETI, PASURIA MË E MADHE E MALIT TË ZI DHE TRASHËGIMIA PËR BREZAT E ARDHSHËM

Foto: PR Centar

Drejtori i Drejtorisë për Ruajtjen dhe Përmirësimin e të Drejtave të Pakicave, Arben Xhurreta, theksoi rëndësinë e diversitetit dhe respektit për të drejtat e çdo qytetari si themel të shoqërisë së Malit të Zi.

Ai nënvizoi se këto vlera janë trashëgimia më e çmuar për brezat e ardhshëm.

Xhurreta pati rastin të marrë pjesë në konferencën për shtyp për prezantimin e raportit “Distanca etnike”, që u organizua sot në Qendrën për Marrëdhënie me Publikun në Podgoricë, në organizim të OJQ-së CEDEM.

 Në hapjen e konferencës, drejtori Xhurreta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit shumëvjeçar ndërmjet Drejtorisë dhe sektorit joqeveritar për qëllim të avancimit dhe ruajtjes së të drejtave të popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare pakicë në Mal të Zi.

Ai theksoi se llojllojshmëria është vlera më e bukur që e karakterizon Malin e Zi, dhe se vendi është i vendosur që të drejtat e çdo qytetari/eje të saj të jenë trashëgimia më e bukur për gjeneratat e ardhshme në Mal të Zi.

Ministria, siç thekson Xhurreta, mbetet e përkushtuar në përmirësimin e bashkëpunimit institucional me organizatat e shoqërisë civile, të cilat në programin e tyre kanë për qëllim ruajtjen e diversitetit kulturor, artistik, gjuhësor, juridik, ekonomik dhe arsimor të Malit të Zi.

Në konferencë u prezantuan rezultatet e projektit që synonte përmirësimin dhe ngritjen e vetëdijes publike, si dhe promovimin e parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit.

SHARE