Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Ministri i Financave, Novica Vukoviq, tha se të ardhurat e arkës së shtetit për periudhën janar-qershor 2024 janë rreth 12 milionë euro më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur 97% të planit të parashikuar.
Vukoviq theksoi se këto janë rezultate preliminare dhe nuk dha shifra konkrete për të ardhurat totale. Të ardhurat në buxhet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 ishin 1.3 miliardë euro.
Ai bëri këtë njoftim gjatë mbledhjes së Komitetit për Ekonomi, Financë dhe Buxhet, ku u diskutua ribalansi i buxhetit për këtë vit.
Deputetët miratuan ribalansin, i cili u bë për shkak të formimit të Ministrisë së Punëve Publike dhe të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave. Ministri sqaroi se ribalansi është teknik dhe të ardhurat kryesore janë stabile.
Faktorët kryesorë të rritjes janë: TVSH-ja, që ka sjellë 66 milionë euro më shumë; taksa mbi fitimin, që është rritur për 18.9 milionë euro; dhe akcizat, që kanë sjellë 12.6 milionë euro më shumë.
Ai shpjegoi se arritja e 97% të planit është për shkak të vonesave në procedura dhe miratimin e projekteve, të cilat pritej të ndikojnë në të ardhurat gjatë majit dhe qershorit, por u shtynë për arsye administrative.