OSMANI PRITI NË TAKIM SHEFIN E ZYRËS SË BE-së NË KOSOVË, AIVO ORAV

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë të hënës priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Presidenca njoftoi se në këtë takim u diskutua rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.

“Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Presidences.

Tutje bëhet e ditur se Osmani dhe Orav diskutuan gjithashtu për një sërë çështjesh që ndërlidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku Presidentja ritheksoi rëndësinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ende në fuqi, si dhe të trajtimit të aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat.

SHARE