Si t’ua largoni fëmijëve frikën nga uji

Shumë fëmijë zhvillojnë frikën nga uji që në moshë të vogël dhe për shkak të kësaj, pushimet ose udhëtimet në pishina mund të jenë jashtëzakonisht stresuese për shumë prindër. Por, ka disa taktika që mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj ta kapërcejë këtë frikë.

Frika nga uji zhvillohet te fëmijët nga mosha tre deri në gjashtë vjeçare, sepse atëherë ata bëhen më të vetëdijshëm për madhësinë e pishinës ose detit dhe mund ta shohin atë si një rrezik potencial.

Megjithatë, në atë fazë ata ende nuk janë mjaftueshëm të aftë për ta racionalizuar frikën e tyre. Nëse fëmija juaj ndjen frikë, do të duhet të jeni të durueshëm dhe empatikë.

Hyrja graduale

Duhet ta lini fëmijën tuaj të mësohet me ujin gradualisht. Fillimisht, mjafton t’ua zhytni këmbët, e më vonë edhe pjesët tjera të trupit. Është e rëndësishme të mos e detyroni, sepse disa fëmijë duhet të përshtaten me situatën.

Pajisje argëtuese

Syze shumëngjyrëshe, një xhaketë shpëtimi dhe aksesorë të tjerë plazhi ose pishine mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të ndihet më rehat rreth ujit. Zgjidhni disa nga këto sende së bashku, thjesht kini kujdes sepse shumica e këtyre artikujve nuk janë lodra dhe kanë për qëllim ta bëjnë fëmijën të ndihet më i sigurt.

Mësime individuale noti

Nëse keni mundësi, mund ta regjistroni fëmijën tuaj në mësimet e notit. Disa fëmijë do të preferojnë të dëgjojnë një të rritur që nuk e njohin dhe do të bëjnë përpjekje për të mësuar notin.

Hyni në ujë së bashku me fëmijët

Mënyra më e mirë për t’i treguar fëmijës tuaj se nuk duhet të ketë frikë nga hyrja në ujë është të jeni vet në ujë. Prania e një prindi ose një personi të cilit i besojnë do t’i ndihmojë ata të ndihen më të sigurt. Është e rëndësishme të mos shkoni shumë larg, sepse këta janë notarë pa përvojë.

Flisni

Të folurit para se të hyni në ujë mund t’ju ndihmojë ta kuptoni frikën e fëmijës suaj. Është e rëndësishme t’i pyesni ata pse ndihen kështu dhe bazuar në fjalët e tyre të jepni një përgjigje që do t’i ndihmojë ta kapërcejnë frikën. /Telegrafi/

SHARE