Nga fillimi i vitit deri në mesin e korrikut, aeroportet e Malit të Zi kanë shërbyer rreth 1.2 milionë pasagjerë, që është në nivelin rekord të vitit 2019 dhe kompania ka realizuar të ardhura më të larta dhe fitim neto, njoftuan përfaqësuesit e saj.
Kryetari i Bordit të Drejtorëve të kompanisë, Elldin Dobarxhiq, në ceremoninë e shënimit të Ditës së Aeroportit të Malit të Zi në ndërtesën e administratës në Podgoricë, tha se gjatë gjashtë muajve të parë, në aeroportin e Podgoricës janë shërbyer rreth 30 për qind më shumë pasagjerë krahasuar me rekordin e vitit 2019, ndërsa aeroporti i Tivatit ishte në rreth 65 për qind të rezultatit krahasues.
Kryeministri Dritan Abazoviq u tha qytetarëve se në aeroportet e Malit të Zi çdo gjë është në rregull dhe se nuk duhet të bien pre e propagandës.
Abazoviq tha se aeroportet aktualisht kanë 15 milionë euro në llogarinë e tyre dhe kanë pothuajse të njëjtin numër pasagjerësh si rekordi i vitit 2019.
“Ne presim që në fund të vitit të deklarojmë se kemi pasur një sezon rekord dhe se pasagjerët në aeroportet malazeze janë të kënaqur”, tha ai.
Ai theksoi se duhet të merren vendime të mëdha për aeroportet.
“Mendoj se operimet aktuale thonë se aeroporti shtetëror mund të mbetet aeroport në Podgoricë dhe se mund të zhvillohet dhe deri në marrjen e një vendimi përfundimtar mbetet që menaxhmenti ta pajisë atë shtesë dhe të përmirësojë kushtet”, tha ai.
Abazoviq theksoi se është një kompani tjetër që nuk ka probleme me financimin dhe është e qëndrueshme.