Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, gjatë vizitës së tij në Tiranë, ka takuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gjatë takimit në Presidencë, ndër të tjera u diskutua mbi zhvillimet politike në dy vende, rolin e shqiptarëve në proceset që i presin, si dhe synimet e përbashkëta drejtë rrugës europiane.
Po ashtu u bisedua mbi reformat në Administratën Publike dhe rëndësinë e avancimit të mbrojtjes kibernetike.
Në fund të takimit dy palët theksuan raportet e mira midis dy vendeve dhe shprehën dëshirë për rritje të bashkëpunimit në të gjitha fushat.