SHPORTA E KONSUMIT NË QERSHOR 750.3 EURO

Sipas të dhënave të Monstat, vlera e shportës minimale të konsumit për muajin qershor ishte 750.3 euro, që është 1.5 për qind më shumë se në maj. “Nga vlera totale e shportës minimale të konsumit, shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike arritën në 343,6 euro, që është 1,1 për qind më shumë se në muajin maj”, thuhet në njoftim. Statisticienët thanë se shpenzimet për produkte dhe shërbime joushqimore arritën në 406.7 euro, që është 1.9 për qind më shumë se në muajin maj. Shporta minimale e konsumit i referohet konsumit familjar që përfshin produktet dhe shërbimet ushqimore dhe joushqimore, që mundëson ruajtjen e jetës dhe aftësive për punë të anëtarëve të familjes.

SHARE