GJELOSHAJ: APEL QYTETARËVE TË MOS NDEZIN ZJARR

Duke parë që ditëve të fundit, nga papërgjegjësia e individëve apo edhe zjarrvënia e qëllimshme u rrezikuan me dhjetëra shtëpi në katër fshatrat e Malësisë: në Dinoshë, Milesh, Kshevë dhe Haxhaj, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u bën apel qytetarëve të mos ndezin zjarre. „U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë më të kujdesshëm dhe në asnjë mënyrë të mos ndezin zjarre, sepse pakujdesia dikujt mund t’i kushtojë shumë. Ta mbrojmë natyrën dhe mjedisin ku jetojmë,“ thuhet në njoftimin e Gjeloshajt.

Po ashtu, Shtabi operativ për mbrojtje dhe shpëtim apeloi qytetarët që të kuptojnë seriozitetin e situatës dhe të veprojnë sipas rekomandimeve dhe urdhrave, të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura dhe të mos përdorin mjete piroteknike. Siç thonë ata, reagimi në luftën kundër zjarreve duhet të jetë sistematik, gjë që nënkupton përfshirjen e të gjitha kapaciteteve si në nivel lokal ashtu edhe në atë shtetëror.

SHARE