PROTESTË PARA SELISË SË MASHKS

Një protestë u organizua sot para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit në Podgoricë, nga e cila u tha që ata nuk pajtohen me atë çfarë po ndodh në arsim. Nga ky takim është kërkuar që të jenë jashtë fuqije vendimet për shkarkimin e drejtorave, vendimet për emërimet e reja për ushtruesit e detyrës së drejtorëve, gjithashtu u kërkua dhe shkarkimi i ministres së  Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Vesna Bratiq dhe e gjithë Qeverisë. Gjatë shkarkimit të drejtorëve të institucioneve arsimore, Ministria e Arsimit respektoi vetëm parimet meritokratike, dhe që nuk i përkisnin asnjë partie, theksuan nga ai departament dhe u bënë thirrje drejtorëve, të cilët besojnë se ishin shkarkuar në mënyrë të paligjshme, për të kërkuar drejtësi përpara institucioneve shtetërore. Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve tha se, si një institucion i përgjegjshëm, ata janë të përkushtuar vetëm për zbatimin e ligjit dhe respektimin e Kushtetutës së Malit të Zi.

SHARE