SPAJIQ: LAJM I MIRË NGA BRUKSELI – IBAR-i ËSHTË KËTU, MË 26 QERSHOR KONFERENCA NDËRQEVERITARE

Mali i Zi sapo ka marrë konfirmimin zyrtar se Konferenca Ndërqeveritare për anëtarësim do të mbahet më 26 qershor në Bruksel, tha kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq.

„Do të jetë nder të drejtoj delegacionin malazez, i cili do të përfshijë ministren e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Fillip Ivanoviq në Konferencën Ndërqeveritare, e cila përfaqëson kurorën e përpjekjeve tona të përbashkëta për të marrë IBAR-in,“ tha kryeministri Spajiq.

„Është dëshmuar edhe një herë se puna e përkushtuar dhe përpjekjet e sinqerta janë rruga drejt rezultateve më të mira dhe se nuk ka pengesa nëse kemi një qëllim të përbashkët për të cilin përpiqemi,“ tha Spajiq.

Qeveria e Malit të Zi konfirmoi efikasitetin dhe përkushtimin e saj për integrimin evropian në përmbushjen shumë efikase të standardeve të munguara për kapitujt 23 dhe 24 dhe me qëndrimin shumë të përgjegjshëm të Kuvendit u arrit një rezultat i madh, duke hyrë në fazën përfundimtare të rrugës drejt BE-së.

Kryeministri Spajiq falënderoi partnerët evropianë për komunikimin dhe partneritetin e tyre të shkëlqyer, si dhe për njohjen e përkushtimit të Qeverisë dhe që na kanë ndihmuar për ta futur Malin e Zi në fazën finale të procesit të negociatave.

„Mali i Zi do të marrë standardet përfundimtare për kapitujt 23 dhe 24 të negociatave, që do të thotë se ne mund të fillojmë përgatitjen e kapitujve të tjerë për mbyllje, kemi një punë të madhe që na pret tani. Pra, IBAR-i është këtu. Deri në fund të vitit është e nevojshme të mbyllen sa më shumë kapituj,“ tha kryeministri.

Të rikujtojmë se ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në kuadër të trupit punues Coreper II të Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel miratuan qëndrimin e përbashkët të BE-së për kapitujt 23 dhe 24 në negociatat me Malin e Zi. Kjo krijoi kushtet për caktimin e Konferencës Ndërqeveritare në nivel ministror, ​​e cila do të mbahet më 26 qershor në Bruksel.

SHARE