PRESIDENTI SHPALLI LIGJET QË U RI-MIRATUAN NGA KUVENDI I MALIT TË ZI

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq nxori dekrete për shpalljen e Ligjit për Transmetuesin Publik Kombëtar – Shërbimin Publik Mediatik të Malit të Zi dhe për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqtarët, të cilat u rimiratuan nga Kuvendi. Millatoviq ka rikujtuar se të dyja aktet ligjore i ka kthyer në Kuvend pasi janë miratuar fillimisht.

“Unë mbetem i bindur se të dy ligjet përmbajnë të meta të rëndësishme që vënë në pikëpyetje përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën (Ligji për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqtarët), pra pavarësinë editoriale të RTMZ (Ligji për Transmetuesin Publik Kombëtar), ka shkruar Millatoviq në rrjetin X.

Ai beson se deputetët me rastin e rivendosjes për ligjet është dashur t’i shikojnë vërejtjet që ai u ka dërguar atyre si dhe ato të paraqitura nga opinioni profesional dhe në këtë mënyrë të veprojnë në mënyrë parimore dhe të përgjegjshme ndaj zgjidhjeve të propozuara.

“Përveç kësaj, jam i sigurt se vlefshmëria e arsyeve për të cilat i kam kthyer në Kuvend për rivendim do të vërtetohet shumë shpejt në praktikë”, tha presidenti i Malit të Zi.

SHARE