MUJOVIQ: DËSHTIM PËR SHKAK TË KONSUMIT TË LARTË TË ENERGJISË DHE TEMPERATURAVE TË LARTA

Ministri i Energjisë dhe Minierave, Sasha Mujoviq, tha se prishja është e natyrës rajonale, por energjia elektrike po arrin në Sistemin e shpërndarjes elektrike malazeze (CEDIS) e cila po punon për të rilidhur të gjitha qytetet.

Mujoviq tha për “Vijesti” se ende nuk dihet se ku ka ndodhur saktësisht dështimi sepse të gjithë operatorët Sistemit të transmetimit elektrik malazez janë zotuar për rikthimin e sistemit.

“Defekti ka ndodhur si pasojë e një ngarkese të madhe, rritjes së papritur të konsumit të energjisë elektrike për shkak të temperaturës së lartë dhe vetë temperaturave të larta. Sapo kemi temperaturë të lartë, menjëherë ndodh që ftohja e ajrit të linjave ajrore të jetë e dobët dhe më pas ngarkesa e lartë dhe temperaturat e larta bëjnë që linja të bjerë dhe të prishet”, ka shpjeguar Mujoviq.

Ai shtoi se sistemi elektroenergjetik është rikuperuar dhe se çdo gjë duhet të kthehet në normalitet së shpejti.

„Shpresojmë që në momentin e ndezjes të mos ketë ngarkesë të madhe dhe të mos shkaktojë ndërprerje të reja”, tha Mujoviq.

Ministri theksoi se përveç Malit të Zi, nga ky problem janë prekur edhe vende të rajonit si: Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina.

SHARE