Foto: AA
Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, e përshkroi situatën në Gaza si një “tragjedi me përmasa gjigante” dhe tha se i ngjan shumë gjenocidit.
“Ajo që po dëshmojmë ka pak precedentë. Nëse nuk është gjenocid, sigurisht që duket shumë si një i tillë”, tha ajo në një intervistë me transmetuesin spanjoll Cadena SER.
Ribera, e cila është gjithashtu përgjegjëse për çështjet e konsumatorit dhe mjedisin në BE, kritikoi reagimin e ngadaltë të bllokut ndaj krizës në Gaza.
“Si mund t’i mbrojmë të drejtat e njeriut të disa njerëzve, por jo të të tjerëve? Si mund ta shmangim një përdorim kaq joproporcional të forcës kundër një populli që ka një autoritet legjitim – Autoritetit Kombëtar Palestinez – i cili ka punuar për të shmangur terrorizmin në territorin e tij”, tha ajo.
Një ditë pasi BE-ja njoftoi se do të rishikojë marrëveshjen e saj tregtare me Izraelin, ajo tha se përgjigjja e bllokut mbetet një “pikëpyetje e madhe” pasi është e vështirë të arrihet “unanimitet”.