Foto: AA
Në Shqipëri ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga jashtë për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 11 maj, duke kompletuar procesin e numërimit në total të votave, ku fituese rezulton Partia Socialiste (PS) në pushtet.
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ), sot ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë të hapur në 12 qarqet e vendit, ndërkohë, numërimi për votimin brenda vendit përfundoi disa ditë më parë.
Sipas rezultateve nga KQZ-ja, Partia Socialiste (PS) në pushtet, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, është në avantazh me 53,27 për qind, duke siguruar 83 mandate.
Koalicioni i drejtuar nga partia më e madhe opozitës, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), renditet i dyti me 32,93 për qind ose 50 mandate.
Partia Socialdemokrate, sa i përket numrit paraprak të mandateve, renditet e treta me 3,10 për qind për qind të votave ose 3 mandate.
Gjithashtu, mandate kanë siguruar edhe disa parti të reja, si Partia Mundësia dy mandate, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” një mandat dhe Partia Lëvizja Bashkë një mandat.
Më 11 maj, në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku u votua për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë me 140 mandate.
Të drejtën e votës e kishin 3.713.761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Risia kryesore e zgjedhjeve ishte votimi nga jashtë Shqipërisë, pasi për herë të parë votuan edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.
Në ditët në vijim KQZ pritet të shpallë zyrtarisht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.