Foto: Telegrafi
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar sot Malin e Zi për 21 maj – Ditën e Pavarësisë.
Ajo shkroi në rrjetin X se qytetarët e Malit të Zi, 19 vjet më parë, e zgjedhën lirisht dhe në mënyrë demokratike pavarësinë.
“Sot punojmë së bashku për të ardhmen tuaj në Bashkimin Evropian, jemi krenarë që ju mbështesim në këtë rrugë,” shkroi Kos.