MALI I ZI SOT FESTON DITËN E PAVARËSISË

Në një referendum 18 vjet më parë, Mali i Zi rivendosi pavarësinë e saj. Në pyetjen e referendumit

“A dëshironi që Republika e Malit të Zi të jetë shtet i pavarur me subjektivitet të plotë juridik ndërkombëtar?” 55.5 për qind e qytetarëve kanë rrethuar “po”.

86.5 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve votuan, dhe që referendumi të ishte i suksesshëm, të paktën 55 për qind e votuesve duhej të mbështesnin një opsion.

Pavarësia u shpall zyrtarisht në seancën e Kuvendit të 3 qershorit të po këtij viti.

Fushata e referendumit u zhvillua në një atmosferë tensioni mes simpatizantëve të bllokut për një Mal të Zi të pavarur dhe partive të mbledhura në bllok për një shtet të përbashkët me Serbinë.

Kombet pakicë ishin pjesë e bllokut për pavarësi.

SHARE