Ndjenja e lodhjes ekstreme ose kronike mund të nënkuptojë se diçka po ndodh me imunitetin e trupit tonë, paralajmërojnë mjekët.
Sipas WebMD, kur sistemi ynë imunitar është në gjendje të mirë, funksionet e tjera të trupit funksionojnë ashtu siç duhet. Mirëpo, nëse sistemi imunitar nuk funksionon siç duhet, domethënë nëse imuniteti ynë dobësohet, ai ndikon pothuajse në të gjitha funksionet e trupit.
Siç shpjegojnë mjekët, atëherë ne jemi shumë më të ndjeshëm ndaj kushteve të caktuara si alergjitë e ndryshme, astma apo ekzema në lëkurë, por ka edhe një rrezik të shtuar të çrregullimeve autoimune si artriti reumatoid apo diabeti i tipit 1, transmeton Telegrafi.
Gjendjet e tjera autoimune përfshijnë këto sëmundje: celiakia, lupusi, skleroza e shumëfishtë, psoriaza dhe artriti psoriatik.
Hulumtimet tregojnë se një sërë sëmundjesh shkaktohen nga dobësimi i imunitetit dhe ndër shenjat se imuniteti ynë është në gjendje të keqe janë pikërisht lodhja kronike apo rraskapitja.
Simptoma të tjera që mund të tregojnë imunitet të dobësuar përfshijnë:
▪ duar apo këmbë të ftohta
▪ temperaturë e thatë, dukshëm e ngritur
▪ dhimbje koke
▪ skuqje
▪ dhimbje të kyçeve dhe muskujve
▪ rënia e flokëve
▪ ndjeshmëria ndaj diellit
▪ probleme me gëlltitjen
▪ humbje e pashpjegueshme e peshës ose shtim në peshë
▪ verdhëza
▪ mpirje në krahë dhe këmbë.
/Telegrafi/